‘Ky qytet ishte, është dhe do jetë i kuq’, Braçe u përgjigjet tifozëve të Tiranës: Ej çuna...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:07 29-09-2018 ‘Ky qytet ishte, është dhe do jetë i kuq’, Braçe u përgjigjet tifozëve të Tiranës: Ej çuna...

“Ju nuk keni lidhje me këtë qytet, aq sa Braçja me basketbollin”, ishte kjo banderola e tifozëve të Tiranës gjatë ndeshjes së derbit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Kjo nuk është hera e parë që tifozët bardheblu futen në stadium me të tilla banderola në adresë të deputetit socialist Erion Braçe.

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë dhe deputeti u është përgjigjur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ky qytet ishte, është dhe do jetë i kuq”, shkruan Braçe duke iu referuar fitores se Partizanit mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1:0 kundrejt Tiranës.

“Ej çuna, unë kam lidhje me basketbollin saç kishte lidhje Atanda me Ngo, a e patë? Ja mu ashtu! Mësojeni, udhëheq shpirti, jo gjatësia! Naten e mirë e kapni koshin!”, shkruan ai më tej duke iu përgjogjur kështu banderolës së tifozëve.

Këtë fitore Partizani ia dedikoi, tifozit të tyre të veçantë Leo që u nda nga jeta pak ditë më parë. ‘Leo shpirti yt na udhëhoqi”, shprehet Braçe.

Reagimi i plotë i Braçes:

KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,

DO JETE I KUUUUUUUQ!

Nje super super super PARTIZAN!

Nje skuader, nje mendje,

nje shpirt, nje pasion,

I KUUUUUUUUUUQ!

Bashkim dhe Force!

Cuna nuk ka fund kenaqesia tu shohesh keshtu, Bashke dhe Fitues!

Tani,

une nuk di nese qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malajn, a e pate Asanin?! Hapni syte e mos i beni dem Shqiperise,

hapni Kombetaren pertej menaxhereve!

Ne fund,

LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,

DO NA UDHEHEQE;

Shpirti yt gezofte pa fund!!

VO: ej cuna, une kam lidhje me basketbollin sac kishte lidhje Atanda me Ngo, a e pate? Ja mu ashtu!

Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatesia!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bejtja njofton Bushatin: Telefonin tënd e ka Ylli Rakipi, ngatërruat xhaketat! Deri sot në mesditë...
PËRDHUNIM NË GRUP »
Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809
array(1) { ["section"]=> string(92) "ky-qytet-ishte-eshte-dhe-do-jete-i-kuq-brace-u-pergjigjet-tifozeve-te-tiranes-ej-cuna-135983" }