Ky tempull indian ka 4.5 ton ar të depozituara në bankë dhe merr 80 kg interesa në vit

Publikuar tek: bota, më 15:48 08-08-2015 Ky tempull indian ka 4.5 ton ar të depozituara në bankë dhe merr 80 kg interesa në vit

Tempulli Venkateswara në komunën Andhra Pradesh të Indisë është vëndi i adhurimit më i vizituar në botë. Tempulli pret rreth 50 mijë në 100 mijë vizitorë në ditë me një mesatare rreth 30-40 milion njerëz në vit.

S'do mend që falë dhuratave të vizitorëve dhe donatorëve ai është njëkohësisht edhe tempulli më i pasur në botë. Sipas deklarimeve të bëra publike ditët e fundit, tempulli ka 4.5 ton ar të depozituara në Bankën e Indisë dhe merr 80 kg ar si interesa çdo vit.

Sipas autoriteteve të tempullit, pritet që këtë vit të depozitohen edhe 1 ton ar, ndërsa depozita më e madhe është bërë në gusht të 2014-ës ku janë depozituar 1,800 kilogram ar. Forma e arit është kryesisht në bizhuteri të ndryshme të cilat ofrohen gjatë vizitave në tempull por ka edhe donator anonim të cilët dhurojnë disa kilogram ar.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024747133255005
array(1) { ["section"]=> string(92) "ky-tempull-indian-ka-4-5-ton-ar-te-depuzituara-ne-banke-dhe-merr-80-kg-interesa-ne-vit-18002" }