La Liga spanjolle kthen sytë nga sulmuesi i kombëtares

Publikuar tek: sport, më 13:20 29-12-2016 La Liga spanjolle kthen sytë nga sulmuesi i kombëtares

Pas përfundimit të eksperiencës tek Peskara, duket se për futbollistin e kombëtares vijnë lajme të mira nga Spanja. Disa nga klubet nga La Liga spanjolle mund të jenë një mundësi e mirë për Rey Manajn.

Përfundimi i marrëdhënieve me trajnerin e Peskaras Massimo Oddo, ka bërë që 19-vjeçari të rikthehet tek Interi, klub i cili zotëron dhe kartonin e lojtarit. Gjasat për qëndrimin e futbollistit tek klubi zikaltër janë të pakta.

Interes për të kanë shfaqur disa klube të tjera italiane si Empoli, por nuk përfundon me kaq. Klube të tjera nga La Liga spanjolle thuhet se kanë kthyer sytë nga sulmuesi. Ende nuk ka emra konkrete, por duke parë lojën që zhvillohet në Spanjë, mund të ishte një mundësi e mirë për 19-vjeçarin nga Lushnja.

Screenshot_11.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Heq dorë nga sporti në moshën 29-vjeçare ish-numri një i botës
Kaçe te Skënderbeu “blof” i madh, Takaj ka gati emra të tjerë »
Article Logic
Execution time: 0.085856914520264
array(1) { ["section"]=> string(60) "la-liga-spanjolle-kthen-syte-nga-sulmuesi-i-kombetares-64119" }