La Liga, vetëm 45 milionë Euro për transferimin e 34 lojtarëve në merkato

Publikuar tek: sport, më 10:55 31-01-2015 La Liga, vetëm 45 milionë Euro për transferimin e 34 lojtarëve në merkato

Kriza ekonomike reflektohet domosdoshmërisht edhe në futboll. Ekipet e La Ligës në Spanje kanë harxhuar shumë pak gjatë periudhës së merkatos dimërore për transferimin e futbollistëve të rinj.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, skuadrat e La Ligës, gjatë periudhës së transfertave dimërore kanë harxhuar vetëm 45 milionë Euro për transferimin e 34 lojtarëve.

Ky thuhet të jetë shpenzimi më i vogël në gjashtë sezonet e fundit. Lojtari më i shtrenjtë ishte Enzo Perez, i cili për 25 milionë Euro iu bashkua skuadrës së Valencias ku aktivizohet dhe shqiptari Shkodran Mustafi.

Pas Perezit, renditet përforcimi i Real Madridit, Lucas Silva, i cili u transferua nga Cruzeiro për 14 milionë Euro, por që gjithsesi në total janë pak për një kampionat elitar si Primera Division.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biazi: Besoj se do të shkojmë në Francë
Guardiola gjen justifikime pas humbjes së Bayern 4-1 ndaj Wolfsburg »
Article Logic
Execution time: 0.021255970001221
array(1) { ["section"]=> string(77) "la-liga-vetem-45-milione-euro-per-transferimin-e-34-lojtareve-ne-merkato-1996" }