La postin e ministrit, Fatmir Xhafaj fushatë për Erion Veliajn: Ka pasur skeptikë, sidomos ata të partisë sonë! Po kërkon një mandat të dytë

Publikuar tek: barometri, më 09:05 31-10-2018 La postin e ministrit, Fatmir Xhafaj fushatë për Erion Veliajn: Ka pasur skeptikë, sidomos ata të partisë sonë! Po kërkon një mandat të dytë

Fatmir Xhafaj, ish ministër i Brendshëm sot është shfaqur në njësinë numër 10 të Tiranës, krah kryebashkiakut Erion Veliaj duke i dhënë këtij të fundit mbështetje totale.

 

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! E di që ka pasur skeptikë ndër ju, sidomos ata të partisë sonë. Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë, CV-ja më e mirë për cilindo. Erion Veliaj hyri për një mision dhe me punë, me rezultate, me atë çfarë ka bërë, është duke kërkuar një mandat të dytë, jo për të vazhduar të qendrojë në atë karrige, por për të shërbyer dhe për ta çuar përpara këtë mision. Gjëja më e mirë e tij është puna”, deklaroi Xhafaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin maksimalisht PS, si e vetmja mënyrë që ritmi i punëve në kryeqytet të mos ndalet. Për të ilustruar rëndësinë e votës, Veliaj solli rastin e suksesshëm të rikonstruksionit të gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet, ku falë mbështetjes së qytetarëve investimi po përkthehet edhe në cilësi në arsim. “Ky është realisht një nga ata shembuj që duhet ta përdorim për të thënë: Po, ky investim ka duk! Në qoftë se dikush mendon se vota nuk vlen, ja ku është rasti konkret që voton për të bërë një punë, e cila sjell këtë rezultat”, theksoi Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046629905700684
array(1) { ["section"]=> string(143) "la-postin-e-ministrit-fatmir-xhafaj-fushate-per-erion-veliajn-ka-pasur-skeptike-sidomos-ata-te-partise-sone-po-kerkon-nje-mandat-te-dyte-139689" }