"La Repubblica" jehonë “Arenës Kombëtare”, befasitë që zbulojnë përmes këngëtares shqiptare (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 13:50 12-01-2017

Punimet në stadiumin e ri që po ndërtohet mbi rrënojat e "Qemal Stafës" në kryeqytet përbëjnë lajm edhe në mediat italiane. "La Repubblica" ka bërë një reportazh të shkurtër mbi ecurinë e punimeve në impiantin e ri sportiv që po ndërtohet në Tiranë.

Përmes bashkëpunëtores së tyre,  këngëtares Evi Reçit, prestigjiozja italiane ka shpjeguar në tërësi procesin e punimeve, ndërsa këngëtarja e njohur shqiptaer, këtë herë në rolin e reporteres për "La Repubblica" ka sqaruar se, si fillim është çmontuar fasada e stadiumit, i cili do të vendoset në brendësi të "Arenës Kombëtare", raporton newsport.al.

Në fakt, siç e thekson edhe prestigjiozja italiane, ky është një projekt që flet sipas stilit fiorentin, ndërsa studioja që po punon në planin e arkitekturës së stadiumit është "Archea Associati" me arkitekt Marco Casamonti.

"Qemal Stafa", tashmë i shpërbërë ishte projektuar në 1939 nga një tjetër arkitekt fiorentin, Gherardo Bosio i thirrur në Shqipëri nga Musolini.

"Jemi në Tiranë dhe po vëzhgojmë punimet në stadiumin e ri që po ndërtohet në kryeqytetin e Shqipërisë, pikërisht ish-'Qemal Stafa' që do të quhet tashmë 'Arena Kombëtare. Po shohim se punimet po ecin me ritme të shpejta.

Fasada e vjetër është çmontuar, pikërisht ajo që do të montohet në brendësi të stadiumit.

Ky stadium nuk do të jetë thjesht një impiant sportiv ku mund të shihen ndeshjet e futbollit që do të zhvillohen aty, por edhe një qendër multi-funksionale, ku do të gjejmë palestra, zyra, hotel, restorant e të tjera shërbime të nevojshme për vizitorët.

Ne jemi këtu për të ndjekur ritmet e punimeve dhe si po procedohet. Shpresojmë që gjithçka të ecë sipas programit. Kujtojmë se në ditët e fundit është gjetur edhe një tunel në hapësirën e stadiumit.

Një tunel, i cili sipas hipotezave të ngritura mund të jetë ndërtuar në kohën e komunizmit, ose në periudhën e pushtimit italian", mbyll reportazhin e saj Evi Reci për "La Repubblica"./ newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debutoi dje me Atletikon, talenti kuqezi falënderon Simeonen dhe klubin
Përflitej transferimi tek Monako, futbollisti i Skënderbeut kalon tek francezët e Lilës »
Article Logic
Execution time: 0.56961393356323
array(1) { ["section"]=> string(98) "la-repubblica-jehone-arenes-kombetare-befasite-qe-zbulojne-permes-kengetares-shqiptare-video-65318" }