Lad Kosta i PS i përplas derën ministrit Ahmetaj. Debati për turistët çekë dhe rezidencat për pushime

Publikuar tek: politike, më 08:28 16-09-2015 Lad Kosta i PS i përplas derën ministrit Ahmetaj. Debati për turistët çekë dhe rezidencat për pushime Ministri Arben Ahmetaj ne komisionin e Veprimtarise Prodhuese diten e djeshme

Arben Ahmetaj, ministri i Ekonomisë dhe Vladimir Kosta, deputet i PS, kanë sherr të madh me njëri tjetrin, aq sa shkaktoi edhe humbjen e bashkisë së Përmetit. Akuzat e Kostës ndaj Ahmetajt nuk kanë përfunduar ndonjëherë, por Edi Rama zgjodhi të mbajë afër Ahmetajn, ndërsa Vladimir Kostën e ka lënë te strukturat e partisë.

ahmetaj1

Dje ata janë përballur në komisionin e veprimtarisë prodhuese ku kanë folur për dekretin e presidentit që rrezon ligjin për turizmin.

Debati mes deputetëve dhe ministrit në komision, sipas gazetës “Panorama” është ky:

Mimoza Hajdarmata: Zoti Ministër dua të di se çfarë njësie matëse të turistëve keni përveç TIMS dhe pse nuk keni pasur një qëndrim publik për ngjarjen e ndodhur në Dukagjin kur humbën jetën dy turistët çekë.

Arben Ahmetaj: Rasti me dy turistët çekë për hir të së vërtetës është një rast fatkeq. Nuk kam reaguar në publik, por pavarësisht kësaj jam ndjerë shumë i keqardhur dhe jam I prekur shumë nga ajo ngjarje.

Genc Ruli: Akoma s’të ka ikur dhimbja ty nga ajo ngjarje…

(deputetët qeshin)

Vladimir Kosta: Ky ka ardhur për gallatë, nëse ju doni të dëgjoni gallatë, vazhdoni. Unë po largohem, vazhdoni bëni gallatë ju! (përplas derën)

Helidon Bushati (PD): Ja po ta thotë edhe kolegu, ke ardhur për gallatë.

Arben Ahmetaj: Lëre atë ti, ja ku I kam kolegët unë, ja…

Helidon Bushati: Jo kolegu sapo u largua dhe tha se ti bën gallatë.

Eduard Shalsi: Mjaft me këto diversion tani.

Arben Ahmetaj: Mund të vazhdoj ti jap përgjigje zonjës se kam edhe respect

Mimoza Hajdarmata: Po s’po më lenë as mua të shpjegoj.

Arben Ahmetaj: Po pse po më lejojnë mua. Tu desh të më pyesje, të duhet të më dëgjosh. Përsa I përket imazhit, shifrat dhe të ardhurat tregojnë përmirësim shumë të madh të imazhit. Nuk kemi marrë asnjë pronë të pushtetit vendor. Zonat me përparësi turizmin I vendosim në administrim të centralizuar. Nuk cënon asnjë të drejtë të pushtetit vendor, qoftë edhe për të kërkuar ndonjëherë kompensim në bazë të ndonjë ligji tjetër.

Rakip Suli: Do komentoja dy gjëra që foli zoti Bushati. Unë s’di shumë detaje…por do të thosha…

Helidon Bushati: Po nëse nuk di detaje, për çfarë do me fol pra?

Rakip Suli: Ky projektligj përderisa është sjellë këtu nga presidenti, nuk presim as nga ju ta miratoni. Ky ligj orienton, u krijon mundësi kompanive serioze  për të ardhur dhe për të investuar në turizëm. Ato baraket që janë ndërtuar në Valbonë nesër do të zëvendësohen me ndërtime serioze dhe çdo deputet këtu do të shkojë për të bërë pushime në fundjavë në Tropojë…

Arben Ahmetaj (qesh): Eshtë i madh përfundimisht…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuza për politikanët, nuk tërhiqet OSBE: E kemi pjesë të punës rutinë, jo për vendimmarrje
Rama: Gjyqtarët e korruptuar pengojnë zhvillimin e ekonomisë, do t’i luftojmë me vullnet të hekurt »
Article Logic
Execution time: 0.027698993682861
array(1) { ["section"]=> string(106) "lad-kosta-i-ps-i-perplas-deren-ministrit-ahmetaj-debati-per-turistet-ceke-dhe-rezidencat-per-pushime-20898" }