Laert Vasili në fushatë për drejtor teatri: Dua që të ngrihet tek piramida [VIDEO]

Publikuar tek: kulture-art, më 20:28 16-03-2018 Laert Vasili në fushatë për drejtor teatri: Dua që të ngrihet tek piramida [VIDEO] Laert Vasili, aktor dhe kandidat pë drejtor të Teatrit Kombëtar

Çështja për Teatrin Kombëtar është një ndër temat më të komentuara të këtyre ditëve, në fillim zhvendosja për tek Turbina, peticioni i artistëve, kandidaturat për drejtor të ri,  prishja dhe së fundmi projekti i ri për Teatrin Kombëtar, kanë bërë që kjo teme të trajtohet gjerësisht si nga aktorët ashtu edhe nga politikanë shqiptar.

Tema e zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit gjithashtu ka qenë një ndër temat më të nxehta, aktualisht për këtë post kandidojnë 4 figura shumë të njohura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Laert Vasilin, Genci Fuga, Hervin Çuli dhe Ema Andrean.

I ftuar në emisionin  Kolaudim në In Tv, njëri prej kandidatëve Laert Vasili, është shprehur se  projektet e tij për teatrin janë të mëdha. Gjithashtu ai u shpreh se ndryshe nga kandidatura e 4 viteve më parë, kësaj radhe ka mbështetjen e figurave elitare të teatrit botëror.

Gjatë diskutimeve me drejtuesit e emisionit, në lidhje me projektin e ri që u paraqit para disa ditësh, Laerti u shpreh se projekti është i jashtëzakonshëm, por sipas tij më mirë do ishte që Teatri Kombëtar të bëhej tek piramida.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Korçë ia vodhën pikturat, por ja çfarë ndodh sot në Venecia me Vangjush Mion
»
Article Logic
Execution time: 0.026786088943481
array(1) { ["section"]=> string(86) "laert-vasili-ne-fushate-per-drejtor-teatri-dua-qe-te-ngrihet-tek-piramida-video-113514" }