Lagia me ujë dhe lyerja me bojë...e Bashës dhe Ramës

Publikuar tek: politike, më 21:41 04-02-2015 Lagia me ujë dhe lyerja me bojë...e Bashës dhe Ramës Lulzim Basha tek banoret e permbytur

Së fundmi, pas ca ditësh të mira përmbytje të jugut të vendit, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës  Lulzim Basha na ofruan disa foto nga situata në vend. Kërshëria për të klikuar mbi to, nuk ka të bëjë me marrjen e ndonjë informacioni të ri se çpo ndodh në jug, tashmë e kemi parë, lexuar e shkruar, por me kuriozitetin për të parë se si e paraqesin ata situatën.

Pra, shkurt, si e shohin sytë e Ramës dhe sytë e Bashës, kuptohet brenda strategjive të tyre komunikative.

Konstatojmë se Basha të lag më shumë se ç’je, po të bën qull fare. Gjithkund i shfaqur me çizme, i shqetësuar, duke përqafuar banorët, duke fotografuar veten brenda shtëpive të përmbytura a thua se hera e parë që po përmbytet Shqipëria. E pranojmë, situata është shumë e vështirë, po Bashës i duket edhe më e vështirë. Nuk është ashtu siç duket, po edhe më keq, sipas Bashës.

Kurse Rama ’e lyen me bojë’ situatën. Nëpërmjet fotove paraqet njerëz të gëzuar që qeveria po i ndihmon, jep pamje pas muri ku qëndrojnë njerëzit e uji larg tyre, jep forcat e ushtarakëve që punojnë për të ndihmuar, njerëz që evakuohen e hipen nëpër autobusë. Me pak fjalë e jep më pak të përmbytur se ç’është në të vërtetë vendin dhe gjendjen të normalizuar.

Tani për të lëçitur sytë, shihni disa nga fotot e dy politikanëve tanë. Me siguri do ta kuptoni vetë se ç’ka postuar Basha e ç’ka postuar Rama.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe-Berishës: S'ka krim më të madh se të vrasësh kundërshtarët politikë
Rama propozon Visar Zhitin ambasador në Vatikan, Nishani e refuzon »
Article Logic
Execution time: 0.016808032989502
array(1) { ["section"]=> string(55) "lagia-me-uje-dhe-lyerja-me-boje-e-bashes-dhe-rames-2356" }