Lahutarja e vetme shqiptare, përjashtohet nga Festivali i Gjirokastrës

Publikuar tek: kulture-art, më 12:19 17-04-2015 Lahutarja e vetme shqiptare, përjashtohet nga Festivali i Gjirokastrës Lumturi Nonaj, lahutare

Lista e përjashtimeve nga Festivali i Gjirokastrës sa vjen e zgjatet. Pas përjashtimit të grupit “Argjiro” dhe grupit të fëmijëve “Obelisk” tashmë edhe lahutarja e vetme shqiptare nuk do jetë pjesë e këtij festivali. Shqetësimin për këto vendime absurde të komisionit, studiuesi i njohur Vasil Tole e ka ngritur prej ditësh duke i bërë thirrje edhe medias t’i bashkohet.

“Kjo është Lumturi Nonaj, lahutarja e vetme shqiptare që do t'i mungojë Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, bashkë me gjyshin e saj lahutarin 105 vjecar Gjok Nonaj, vëllezërit e saj Gjovalin Nonaj nga Lezha, me Roland Çenko dhe grupin e Cenkollarëve nga Gjirokastra, Usta Josif Shukallari e Përmetit, grupin iso-polifonik të Grupi polifonik i fëmijëve Obelisku Gjirokastër, krahinën e Zagories, ansamblin e Kërrabës dhe lista e artistëve të përjashtuar vazhdon e zgjatet”, denoncon studiuesi dhe njohësi i muzikës Tole. “Unë e kam zgjedhur: Jam me artistët”, shton ai duke mbajtur qëndrimin e tij të prerë mbi këto vendime të cilat edhe më parë i ka cilësuar si të pakuptimta.

"Nuk dinë të këndojnë", është justifikimi që vjen nga komisioni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqetësimi i akademikut Tole për përjashtimin e grupit të fëmijëve nga Festivali i Gjirokastrës
Profesori i ekonomisë Jacquese Attali merr çmimin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.028934001922607
array(1) { ["section"]=> string(74) "lahutarja-e-vetme-shqiptare-perjashtohet-nga-festivali-i-gjirokastres-9003" }