LAJM FANTASTIK: Hapen për lexuesit ambientet e reja të bibliotekës “Musine Kokalari”

Publikuar tek: kulture-art, më 12:47 13-01-2018 LAJM FANTASTIK: Hapen për lexuesit ambientet e reja të bibliotekës “Musine Kokalari”

Nga një hapësirë e degraduar, që shërbente si magazinë librash, biblioteka “Musine Kokalari” në Njësinë Nr. 7 është shndërruar në hapësirë moderne leximi për të rinjtë. Të apasionuarit pas librit kanë një ambient dinjitoz leximi, ndërsa banorët e zonës një hapësirë komunitare, ku mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar biblioteka, si një investim i ri me fokus te kultura dhe dija.

“Nuk e mendoja se ajo rrangallë që pamë para disa muajsh, mund të shndërrohej në një hapësirë kaq moderne. Mbaj mend nja dy-tre foto që nxorëm në fillim dhe shumë njerëz nuk besonin se ishte në Tiranë. Sipas tyre, duhet të qe patjetër ndonjë kafe luksoze, pasi nuk mund të ishte bibliotekë apo mjedis publik diçka e punuar me kaq cilësi. Ndaj, them se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona, është bërë një punë shumë cilësore”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj theksoi se nuk ka nisje më të mirë për vitin 2018 se sa përfundimi i këtij projekti, ndërsa u shpreh se Bashkia e Tiranës synon që këto investime t’i shpërndajë në çdo lagje. “E fillojmë vitin 2018 me një bibliotekë moderne, e cila ka vendosur shembullin se çfarë quhet hapësirë publike cilësore në komunitet. Është shumë e rëndësishme që të kemi ndërtesa me hapësira ikonë për ngjarje kombëtare, por besoj se ajo që është më e rëndësishme është se nëpër lagje të kemi të njëjtën cilësi që kemi parë te sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Parku Olimpik apo Bulevardi i Ri”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, investimi në kulturë dhe dije është mënyra më e mirë për t’i orientuar të rinjtë te libri, duke i hequr nga bastet apo lundrimi në celular. “Nëse më parë ishin bastet, bingot, llotot në ofensivë ndaj kulturës qytetare, ne e kemi kthyer këtë energji në më shumë terrene sportive, kënde lojërash dhe aktivitete. Pra, e kemi filluar ofensivën ndaj bingove e basteve, jemi në avantazh, por ende s’e kemi fituar betejën. Për këtë duhet që të kemi një vit të mbushur me investime të tilla”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai tha se është shumë e rëndësishme që këto hapësira të mbushen me lexues dhe aktivitete të ndryshme, që të afrojnë sa më shumë qytetarë.

Për t’i kompletuar këto biblioteka, edhe me bazën e nevojshme për lexim, Veliaj tha se është e nevojshme bashkëpunimi dhe kontributi i të gjithëve, ashtu siç edhe vepruan këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës të cilët dhuruan një fond modest librash. “Angazhimi ynë është të vazhdojmë, ama do duhet të kuptojmë se nuk jemi të vetmit që e kemi këtë monopol. Bashkia nuk ka monopol bibliotekën, duhet të jetë e gjithë komunitetit. Aldrini dha shembullin e parë duke dhuruar libra së bashku me kolegët e Këshillit Bashkiak. Bibliotekën tjetër në njësinë tjetër, do duhet ta adoptojë dikush tjetër, sepse ndryshe do shihet gjithmonë si një plaçkë e bashkisë”, tha ai.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, shprehu bindjen se falë rikonstruksionit të bibliotekës, ajo do të shërbejë edhe si një qendër komunitare, simbol i dijes e i kulturës për të gjithë banorët e Njësisë Administrative Nr.5 dhe Nr.7. “Uroj që sa më shumë të rinj të jenë pjesë e kësaj bibliotekë, por edhe  grupmoshat e tjera. Është një bibliotekë që mund të kthehet në simbol për komunitetin dhe të ardhmes”, u shpreh Dalipi.

bib2.png

bib3.png

bib4.png

bib5.png

Veliaj_ne_Biblioteken_Musine_Kokalari_6.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pandashme në skenë, flet partnerja Lili Cingi: Ju zbuloj cili ishte pengu i fundit i Rexhep Çelikut para se të mbyllte sytë
Zv.ministri i Ramës publikon fotot e Lezhës: Ja si u zhduk nga faqja e dheut Lesh-i Osman »
Article Logic
Execution time: 0.016691923141479
array(1) { ["section"]=> string(88) "lajm-fantastik-hapen-per-lexuesit-ambientet-e-reja-te-bibliotekes-musine-kokalari-106420" }