Lajm i bujshëm: Fejohet bomberi i kombëtares, njihuni me gruan e Armando Sadikut, tifozja e zjarrtë dentiste...

Publikuar tek: sport, më 17:10 09-01-2018 Lajm i bujshëm: Fejohet bomberi i kombëtares, njihuni me gruan e Armando Sadikut, tifozja e zjarrtë dentiste...

Më ne fund ylli i kombëtares,  Kuq e Zi, i ka dhënë fund beqarisë. Ceremonia e fejesës është kryer privatisht më 30 dhjetor mes dy familjeve.

Lajmi është konfirmuar për infoelbasani.al (portali i qytetit të Elbasanit) nga babai i Armandos, Durim Sadiku.

E fejuara e Armando Sadikut quhet Elona, është me origjinë kosovare me profesion dentiste. Ajo jeton në Gjermani.

Njohja mes tyre është realizuar në Facebook. Ajo ka qenë tifoze e flaktë e Armandos dhe i ka shkruar shpeshherë derisa është realizuar njohja.

Lidhja është mbajtur e fshehtë deri sa më në fund është vendosur për fejesën.

Edhe më parë Armando Sadiku ka pasur mjaft kërkesa për fejesë. Mes tyre edhe miss-e të famshme. Por ai dhe familja kanë preferuar të gjejnë një “nuse për shtëpi”. Ndaj dhe fejesa është zhvilluar thjesht mes dy familjeve më 30 dhjetor kur çifti ka këmbyer unazën.

Nga ana tjetër, vetë ylli i kombëtares shqiptare nuk është prononcuar dhe është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes mediatike fejesën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus bën gati ofertën për talentin portugez të Portos
I padobishëm për Mourinhon, Inter bën gati ofertën për Mkhitaryan »
Article Logic
Execution time: 0.0041530132293701
array(1) { ["section"]=> string(112) "lajm-i-bujshem-fejohet-bomberi-i-kombetares-njihuni-me-gruan-e-armando-sadikut-tifozja-e-zjarrte-dentiste-105984" }