Lajm i hidhur, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:06 09-06-2019 Lajm i hidhur, ndërron jetë në moshën 86-vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar (EMRI) Luan Myftiu

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare shkrimtari i njohur Luan Myftiu.

Lajmin e bën të ditur mësuesi nga Berati Namir Lapardhaja, i cili tregon vuajtjet e fëmijërisë së shkrimtarit.

Luan Myftiu është shkrimtar, përkthyes, mësues dhe poet, por regjimi komunist e dënoi si të burgosur politik.

Ai u përball me regjimin e egër që në fëmijëri, pasi i burgosi babain, i ekzekutoi vëllain dhe më pas nipin.

Postimi i plotë i Namir Lapardhasë:

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare ish-i burgosuri politikë, Luan Myftiu.

Luan Myftiu ishte mësues, përkthyes, poet dhe shkrimtar.

Eseja e tij "Nën terrorin komunist" është një ndër dëshmitë e rralla të terrorit të jetës në diktaturë.

Për të mund të shkruhet e flitet jashtëzakonisht shumë, por do të desha të ndaja me ju një dëshmi të Maks Velos, në librin e tij "Spaçi", e cila përshkruan më së miri atë çka Luan Myftiu ishte:

"L. M. (Luan Myftiu) e adhuronte të ëmën.

- Ishte e bukur - thoshte, - ishte shumë e bukur.

- E, e...., kështu na janë dukur të gjithëve nënat tona kur kanë qenë të reja, - i përgjigjesha.

- Jo, jo... Isha shtatë vjeç e gjysmë atëherë, por po të them se grua më të mirë dhe më të bukur nuk kam parë.

Më pëlqente ta pyesja L.M., miqtë e tij dhe doja të dija më shumë për të. Një shok i përbashkët më tha se e ema e tij u trondit në mënyrë të pakthyeshme dhe vdiq në spital. L.. ishte mysliman, por më tregoi se që i vogël shkonte në kishat e kalasë dhe shtangej i habitur duke parë ikonat dhe skenat e afreskave në altar dhe nëpër mure.... L. i kishin arrestuar të atij. E ëma e vetme, mbante fëmijët dhe ndiqte burrin burgjeve. Pastaj i arrestuan të vëllanë. E gjykuan dhe e dënuan me pushkatim. Pastaj i arrestuan, dënuan dhe skzekutuan të n ipin. E pati vështirë ta përballojë këtë mynxyrë.

Një mbërmje kur kthehet nga shkolla, L. gjen të ëmën në mes të dhomës të lidhur me pranga. Kishte qenë në hetuesi, i kishte sharë, mallkuar dhe ata e lidhën, e dërguan ashtu të lidhur, të shoqëruar me një policë në shtëpi.

Ajo shihte dikur larg, sipër kokave të fëmijëve, në boshllëk. Ishte e qetë. Mbas një ore hyn në shtëpi oficeri i degës dhe pasi sheh gjendjen, para se të largohet porosit fëmijët të mos ia hiqnin prangat. Natën fëmijët e çlirojnë të ëmën. Nuk ua kishin vunë drynin prangave.

Në mëngjes ajo u thoshte:

- Të dashur... mi vini prangat, ata do të vijnë.

Dhe fëmijët ia vunë prangat nënës së tyre. Ashtu priti ditën e re, me pranga në duar, duke parë lart dhe nuk guxonte t'i shihte fëmijët në sy. Që atë ditë, nuk u kthye më nga ajo gjendje.

KUPTOVA QË L. ISHTE I NDRYSHËM NGA NE. GJITHMONË KAM MENDUAR SE NJERËZ SI AI KANË PASUR NË JETË NJË NGJARJE TË VEÇANTË, TË PAPËRSËRITSHME.

L.M. E KISHTE BËRË TË TILLË SAKRIFICA E NËNËS, REFUZIMI I SAJ PËR TË JETUAR NË NJË BOTË TË DOMINUAR NGA KRIMI.

ANDAJ KY NJERI BURONTE MIRËSINË DHE DASHURINË SI TË NJË SHENJTORI."

Maks Velo, "Spaçi", fq. 164-165

Varrimi bëhet ditën e hënë, ora 10:00, në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017411947250366
array(1) { ["section"]=> string(88) "lajm-i-hidhur-nderron-jete-ne-moshen-86-vjecare-shkrimtari-i-njohur-shqiptar-emri-167545" }