Lajm i hidhur për tifozët e Interit, dëmtohet Icardi

Publikuar tek: sport, më 20:13 06-11-2017 Lajm i hidhur për tifozët e Interit, dëmtohet Icardi

Mesa duket barazimi i djeshëm me Torinon në “San Siro” nuk do të jetë lajmi i vetëm i keq për tifozët e Interit.

Mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi kryesor dhe kapiteni njkohësisht, Mauro Icardi ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në dispozicion të Spaletit për ndeshjen e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar edhe trajneri zikaltër Spaletti, i cili në konferencën për shtyp foli për një goditje në gju që kishte marrë argjentinasi në pjesën e parë përballë Torinos.

Ky dëmtim do e lërë Icardin jashtë grumbullimit me Argjentinën për dy ndeshjet e ardhshme dhe pritet të mos jetë në “Meazza” për sidën kundër Atalantës dy javë më pas.

Më shumë në këtë kategori: « Befasia e madhe, vëllai i Edi Ramës merr postin e rëndësishëm
Mesfushori i ri i kombëtares tregon emocionet kur mori ftesën nga FSHF »
Article Logic
Execution time: 0.029274940490723
array(1) { ["section"]=> string(57) "lajm-i-hidhur-per-tifozet-e-interit-demtohet-icardi-98581" }