Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, dëmtohet mbrojtësi, nuk luan kundër Serbisë

Publikuar tek: sport, më 11:45 08-10-2015 Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare, dëmtohet mbrojtësi, nuk luan kundër Serbisë

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq pak orë përpara fillimit të ndeshjes kundër Serbisë. Mbrojtësi Naser Aliji ka njoftuar se nuk do të jetë i gatshëm sot në mbrëmje për shkak të një lëndimi në kaviljen e djathtë.

Ndonëse Aliji nuk është parashikuar si titullar në formacionin që De Biasi pritet të hedh sot në fushë, dëmtimi i tij është shqetësues për stafin kuq e zi pasi reparti i mbrojtjes është ai që ka edhe më shumë probleme për shkak të dëmtimeve.

“Më vjen shum keq që e them por sot në ndeshjen ndaj Serbisë nuk mundem të luaj, për shkak të një lëndimi që kisha në tëndinën kaviljes së djathtë. Por jam i bindur se çunat do bëjnë çmos të marrim fitoren sonte. Shpresoj dhe i lutem Zotit që të jem gati kundër Armenisë dhe të jap maksimumin”, shkruan Aliji.

Lexo edhe: Këshilla e Granit Xhakës për Taulantin: Jo grushta në fushë, qendro i qetë 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A kanë mbërritur huliganët serbë në Elbasan? Mediat publikojnë fotot
Blatter dhe Platini përjashtohen nga Komisioni i Etikës, po heton për korrupsion »
Article Logic
Execution time: 0.02894401550293
array(1) { ["section"]=> string(84) "lajm-i-keq-per-kombetaren-shqiptare-demtohet-mbrojtesi-nuk-luan-kunder-serbise-22612" }