Lajm i mirë për shqiptarët azilkërkues, Gjermania u ofron 6 milion euro

Publikuar tek: ekonomi, më 13:56 05-05-2017 Lajm i mirë për shqiptarët azilkërkues, Gjermania u ofron 6 milion euro

Gjermania vazhdon të ndihmojë Shqipërinë në fusha të ndryshme.

Ky shtet do të ndihmojë azilkërkuesit e refuzuar shqiptarë me 6 milionë vetëm për punësimin e tyre në Shqipëri, njofton albinfo.ch. Një numër i madh i shqiptarëve kishte shkuar në Gjermani, por ata janë kthyer pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Gjashtë milionë euro është fondi për azilkërkuesit e refuzuar, ndërisa iu bëhet thirrje qytetarëve që të aplikojnë në mënyra të ligjshme.

Gjermania gjithashtu ka ndarë 41.5 milionë euro qeverisë shqiptare për projekte të bashkëpunimit teknik dhe financiar dhe një shumë tjetër e madhe pritet të jepet edhe në projekte tjera, derisa shuma në total që ka ndihmuar Gjermania, Shqipërinë kap shifrën e 100 milionë eurove.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019239902496338
array(1) { ["section"]=> string(76) "lajm-i-mire-per-shqiptaret-azilkerkues-gjermania-u-ofron-6-milion-euro-77587" }