Lajm i mirë për Superligën shqiptare, ngjitet në renditjen e UEFA-s

Publikuar tek: sport, më 18:07 19-02-2016 Lajm i mirë për Superligën shqiptare, ngjitet në renditjen e UEFA-s

Kemi probleme pa fund dhe është e qartë që nuk mund të krenohemi me kampionatin që kemi, por në Europë kemi pasur rezultate të mira këto vitet e fundit dhe për pasojë në renditjen e UEFA-s Kategoria Superiore është ngjitur këtë vit.

Në renditjen e fundit, publikuar sot nga UEFA, Kategoria Superiore është ngjitur në vendin e 39-të, nga i 42-ti që ishte një vit më parë, shkruan Sportal.

Domethënës është fakti se kemi kaluar njëherësh kampionate si ai malazez, maqedonas e ai i Irlandës së Veriut.

Meritë të madhe në këtë rritje ka Skënderbeu, që këtë vit shkoi në grupet e Ligës së Europës, por kemi ende në “xhep” edhe shumë pikë të fituara nga Kukësi para pak vitesh.

Megjithatë, ngjitja nuk përkthehet në ndonjë avantazh madhor në Europë, sepse nuk bëhet fjalë për shtim skuadrash në Europë dhe jemi tepër larg vendeve që fitojnë ndonjë kalim turi direkt pa luajtur (nga i pari eliminator në të dytin e kështu me radhë).

AAww.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kristian Prenga, kampion Europe në Kickbox, mposht grekun në “Asllan Rusi”
Tiranes i vjedhin ndeshjen në Korçë, arbitri penalizon bardheblutë »
Article Logic
Execution time: 0.017880916595459
array(1) { ["section"]=> string(72) "lajm-i-mire-per-superligen-shqiptare-ngjitet-ne-renditjen-e-uefa-s-33027" }