Lajm i mirë që me mëngjes nga kryeministri: Këtë pranverë me distinacion të ri turistik (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:11 20-02-2018 Lajm i mirë që me mëngjes nga kryeministri: Këtë pranverë me distinacion të ri turistik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë që me mëngjes.

Duke u fokusuar te kishat dhe urat e vjetra, Rama deklaron në rrjtetet sociale se këtë pranverë nis restaurimi te ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit bashkë me Manastirin, duke u kthyer kështu në një destinacion të ri turistik.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit, që këtë pranverë do të restaurohet tërësisht duke krijuar bashkë me Manastirin e Shën Prodhomit dhe 4 kishat e restauruara tanimë të Voskopojës një destinacion të ri dhe të kompletuar turistik për zonën, ju uroj një ditë të mbarë. ?

Për të evituar dëmtimin e këtij monumenti kulture të kategorisë së parë nga mjetet e rënda, ura do të jetë e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do të ndërtohet një urë e re që do të shërbejë posaçërisht për transportin e makinave”, shkruan Rama.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flamuri kuq e zi apo atë verdh e blu, kë zgjedhin shqiptarët e Kosovës (Video)
Befason ish-ambasadori i njohur: Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.026698112487793
array(1) { ["section"]=> string(99) "lajm-i-mire-qe-me-mengjes-nga-kryeministri-kete-pranvere-me-distinacion-te-ri-turistik-video-110825" }