Lajm i rëndësishëm për qytetarët, shtyhet afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Publikuar tek: ekonomi, më 16:31 03-02-2017 Lajm i rëndësishëm për qytetarët, shtyhet afati për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Një lajm i mirë për qytetarët është shtyrja e afatit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të mbarojnë proçedurat e nevojshme.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili shkruan: “Rivlerësim i pasurive të paluajtshme, një tjetër politikë në mbështetje të qytetarëve që po funksionon më se miri! Rradhët e gjata për aplikim për rivlerësimin e pasurive, tregojnë interesimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve për këtë nismë.

Nga 1 shtatori 2016 deri më 31 janar 2017, janë plot 27 mijë aplikime të dorëzuara! Lajmi tjetër i mirë është se duke iu përgjigjur kërkesave të shumta që kemi marrë nga ju, propozuam shtyrjen e afatit për rivlerësim deri në 31 Maj 2017!”,-duke treguar në këtë mënyrë rëndësinë që ka rivlerësimi i pasurive dhe mundësinë e dhënë për qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(95) "lajm-i-rendesishem-per-qytetaret-shtyhet-afati-per-rivleresimin-e-pasurive-te-paluajtshme-67623" }