Lajm i trishtë për kombëtaren, Ajeti dëmtohet me Krotonen

Publikuar tek: sport, më 21:53 16-09-2017 Lajm i trishtë për kombëtaren, Ajeti dëmtohet me Krotonen

Fundjava ka rezultuar e trishtë për mbrojtësin e kombëtares, Arlind Ajeti, jo vetëm për faktin se ka humbur me skuadrën e tij përballë Interit, por edhe sepse ka marrë një dëmtim që do e mbajë larg fushave.

Ajeti u largua nga fusha e lojës në minutën e 66-të dhe besohet se do të mungojë diçka më shumë se 1 muaj.

Ky është një shqetësim i shtuar për trajerin e kombëtares, Kristian Panuçi, i cili përveç të pezulluarëve me kartona do duhet të bëjë edhe pa Arlind Ajetin.

Tashmë Panuçit do t’i duhet ta ndërtojë nga e para repartin e mbrojtjes duke parë se Ajeti dhe Mavraj nuk do mund të jenë në fushë përballë Spanjës.

Ndërsa sa i përket dëmtimit të Ajetit do të duhen pritur vizitat më të specializuara në ditët në vijim për të parë shkallën e dëmtimit dhe sa kohë mund të marrë faza e rekuperimit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Inter mposht Krotonen e Ajetit në minutat e fundit dhe merr kreun e Serie A
Fitojnë Latifi dhe Kaçe, ndahen me barazim Grezda me Telushin »
Article Logic
Execution time: 0.016868114471436
array(1) { ["section"]=> string(62) "lajm-i-trishte-per-kombetaren-ajeti-demtohet-me-krotonen-92613" }