Lajm i “zi” për tifozët e Juventusit, gjykata shpall dënimin e rëndë për Agnelin dhe skuadrën

Publikuar tek: sport, më 16:17 25-09-2017 Lajm i “zi” për tifozët e Juventusit, gjykata shpall dënimin e rëndë për Agnelin dhe skuadrën

Ditën e sotme Gjykata Kombëtare e Federatës Italiane të Futbollit ka marrë vendimin lidhur me çështjen presidentit të Juventusit, Andrea Agneli.

Në bazë të vendimit të gjykatës, presidenti bardhezi do të qendrojë 1 vit larg aktiviteteve futbollistike dhe do të duhet t’i paguajë federatës italiane një gjobë prej 20 mijë euro.

Por, dënimit nuk i ka shpëtuar as klubi bardhezi, i cili detyrohet të paguajë një gjobë prej 300 mijë eurosh, shkruajnë mediat italiane.

Ky vendim i Gjykatës Kombëtare të Federatës Italiane të Futbollit, vjen akuzave për përshirje në afera kurruptive me mafian të presidentit të Juventusit, Andrea Agneli.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të ashpër për Agnelin me 3 vite pezullim dhe 5 milion euro gjobë për klubin. Mësohet se ky vendim do të apelohet nga avokatët e Agnelit edhe pse ka pak gjasa që të ndryshojë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përforcohet kombëtarja, Panuçi thërret talentin e Breshias
Rrëfehet De Biasi, kjo është arsyeja që më largoi nga Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.041397094726562
array(1) { ["section"]=> string(96) "lajm-i-zi-per-tifozet-e-juventusit-gjykata-shpall-denimin-e-rende-per-agnelin-dhe-skuadren-93616" }