Lajm shokues nga FIFA për Shqipërinë pas humbjes ndaj Izraelit

Publikuar tek: sport, më 12:59 24-11-2016 Lajm shokues nga FIFA për Shqipërinë pas humbjes ndaj Izraelit

Një lajm shumë i keq vjen për kombëtaren shqiptare nga FIFA, pasi kuqezinjtë kanë zbritur me dy vende në renditjen e përmuajshme. Ky lajm është konfirmuar nga organi më i lartë i futbollit botëror.

Lajmi aspak pozitiv vjen pas humbjes së thellë në shtëpi 3-0 nga Izraeli. Edhe pse pritej ky lajm, sërish mbetet për tu parë nëse me zhvillimin e ndeshjeve të ardhme Shqipëria do të fitojë apo jo renditje pozitive, kjo do të varet nga ecuria e kombëtares në ndeshjet e ardhshme.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 49-të, poshtë Congos dhe Australisë. Izraeli aktualisht ka marrë pozitë mjaft të mirë në renditjen e fundit që ka publikuar FIFA, pasi ka fituar plot 25 vende në renditje.

Ndërkohë që dhe Kosova ka zbritur poshtë në renditje edhe pse vetëm me një pozicion. Aktualisht është në vendin e 164-t pas humbjes ndaj Turqisë, duke mos ndryshuar asnjë pozicion.

Lajm i keq vjen dhe për Italinë sepse ka zbritur me 3 vende, ndërkohë që në vendin e parë aktualisht renditet Argjentina, ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cristiano Ronaldo kapet mat, shkëmben puthje me të dashurën në publik (Foto)
Steven Gerrard tërhiqet përfundimisht nga futbolli »
Article Logic
Execution time: 0.0041439533233643
array(1) { ["section"]=> string(68) "lajm-shokues-nga-fifa-per-shqiperine-pas-humbjes-ndaj-izraelit-60549" }