Lajme të mira për portierin e Kombëtares, ja kur rikthehet në fushën e blertë

Publikuar tek: sport, më 16:55 28-12-2016 Lajme të mira për portierin e Kombëtares, ja kur rikthehet në fushën e blertë

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, që aktualisht luan tek Atalanta, ka marrë një lajm të mirë gjatë ditëve të pushimit. Pas dëmtimit që pësoi Berisha, ju desh të bënte një pauz të gjatë për shkak të operacionit të fundit, që rregulloi gjendjen e tij. Ai do të rikthehet në fushë në mesin e muajit janar.

Sipas stafit mjekësor të Atalantas, operacioni, të cilit iu nënshtrua Berisha në fillim të muajit dhjetor, shkoi më së miri, ashtu si edhe periudha e parashikuar për rehabilitimin.

Pas këtij lajmi të mirë, pritet që pas janarit, ai të rikthehet edhe njëherë të marrë rolin e titullarit tek Atalanta. Faza e dytë e Seria A do të nisë javën e parë të janarit dhe Atalanta do të përballet me Chievon në datën 8 janar, ndërsa Berisha me shumë mundësi do të luajë në ndeshjen ndaj Lazio-s në datën 15 janar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çudit Maradona: De Laurentis është i gatshëm të shesë dhe gruan e tij për para
Heq dorë nga sporti në moshën 29-vjeçare ish-numri një i botës »
Article Logic
Execution time: 0.0187668800354
array(1) { ["section"]=> string(82) "lajme-te-mira-per-portierin-e-kombetares-ja-kur-rikthehet-ne-fushen-e-blerte-64040" }