Lajme të mira për të gjithë shqiptarët

Publikuar tek: kulture-art, më 07:20 31-05-2016 Lajme të mira për të gjithë shqiptarët

Në ditë si të sotmet, kur nga politika vijnë vetëm lajme negative dhe njerëzit nuk shohin dritë në tunelin e gjatë të tranzicionit, ka edhe lajme të mira: një javë që nisi me suksesin e Ermonela Jahos, vijoi me suksesin e Inva Mulës dhe sot me nderimin më të lartë francez, Legjionin e Nderit, për Ismail Kadarenë.

Paradoks dhe dualizëm shekullor: ata pak shqiptarë që merren me artin dhe letrat na nderojnë, ata që bëjnë sikur po bëjnë politikë duke na sunduar me rotacion, na turpërojnë. Sot nuk është koha e dijes, artit, talentit dhe librit, - fatkeqësisht është koha e anonimëve, e emrave të rastesishëm, e të fortëve me pushtet, pasuri e turma militante.

Konica do të thoshtë, - kështu ishte, kështu është, kështu do të jetë! Le të shpresojmë se pas dy të vërtetave të para, Konica rezulton i gabuar për parashikimin e tretë! Urime Ismail Kadaresë dhe atyre pak shqiptarëve, të cilët librat i kanë dhe i duan për t'i lexuar e për të nxënë, dhe jo për imazh kopertinash në raftet e zyrave/vilave të tyre! / Afrim Krasniqi

2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është bluza që kishte veshur Margarita Tutulani kur e pushkatuan. Restauratori bën të pamundurën
Ministrja Kumbaro rrëfen në TV5Monde: Ja romani im i preferuar nga Ismail Kadare »
Article Logic
Execution time: 0.02551007270813
array(1) { ["section"]=> string(44) "lajme-te-mira-per-te-gjithe-shqiptaret-41968" }