Lajme të reja nga gjendja shëndetësore e Michael Schumacher

Publikuar tek: bota, më 23:14 06-12-2017 Lajme të reja nga gjendja shëndetësore e Michael Schumacher

Presidenti i “FIA” dhe ish anëtar i ekipit Ferrari, Jean Todt ka dhënë detaje të reja lidhur me shëndetin e pilotot legjendar Michael Schumacher.

Shtatë herë kampioni i Formula One, 48 Schumacher pësoi një aksident të rëndë me ski në një resort dimëror në 29 dhjetor të 2013-ës. Që prej asaj kohe Schumacher u transferua në shtëpinë e tij që u shndërrua në një klinikë mjekësore.

Lajmet për shëndetin e Schumacher kanë qenë të pakta. Por së fundmi gjatë një ceremonie në nder të pilotit gjerman, Jean Todt ka zbuluar disa detaje.

“Na mungon Michael. Ai është aty, është duke luftuar. Lufta vazhdon. Michael është tepër special për të gjithë ne”, tha Todt.

Në ceremoni foli edhe Sabine Kehm, ish menaxherja e pilotit gjerman, tani zëdhënëse e familjes.

"Të gjithë e dimë që Michael duhet të ishte këtu. Ai do të dëshironte të ishte këtu. Ai gjithmonë ka treguar respekt të madh për ata që e rrethojnë”, u shpreh ajo.

Schumacher vijon të mbetet piloti më i suksesshëm në historinë e F1, me 7 tituj kampion bote dhe 91 fitore të grand prix. /Newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « BE kundërshton vendimin e Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit
Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë në OKB pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit nga Trump »
Article Logic
Execution time: 0.022526025772095
array(1) { ["section"]=> string(66) "lajme-te-reja-nga-gjendja-shendetesore-e-michael-schumacher-102228" }