Lajmëron Rama: Nesër ditë e veçantë për PS

Publikuar tek: politike, më 18:01 12-02-2016 Lajmëron Rama: Nesër ditë e veçantë për PS

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar ditën e nesërme si të veçantë për Partinë Socialiste. Kjo ka të bëj me zgjedhjet për delegatët e Kongresit që do të jenë 50% gra dhe 50% burra.

Do të jenë qarqet e Fierit, Beratit, Elbasanit dhe Korçës ato që do të votojnë ditën e nesërme.

“Nesër ditë e veçantë në PS! Anëtarësia e qarqeve Fier, Berat, Elbasan, Korçë, voton për të zgjedhur delegatët e Kongresit. 50%gra, 50%burra”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Brenda Partisë Socialiste është hapur gjithashtu debati për zgjedhjen e kryetarit të partisë, por që kundërshtohet nga Rama dhe njerëzit afër tij. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet axhenda e John Kerryt në Shqipëri, ja cilët do të takojë Sekretari Amerikan i Shtetit
Gjermeni dhe Rroshi inspektojnë 3 projekte në Kavajë: Investimet për zhvillimin urban do të tërheqin turistët »
Article Logic
Execution time: 0.031039953231812
array(1) { ["section"]=> string(47) "lajmeron-rama-neser-dite-e-vecante-per-ps-32418" }