Lajmi hidhur për tifozët e Juves, Agnelli rrezikon 2.6 vite përjashtim nga futbolli

Publikuar tek: sport, më 22:30 15-09-2017 Lajmi hidhur për tifozët e Juves, Agnelli rrezikon 2.6 vite përjashtim nga futbolli

Një lajm i hidhur ka tronditur tifozët e Juventusit në të gjithë botën, ditën sotme, i cili thoshte se president ii “zonjës së vjetër”, mund të dënohet me përjashtim nga bota e futbollit për 2 vite e gjysmë.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sport” që thotë se shefi i Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit, Giuseppe Pecoraro, në gjyqin sportiv që po zhvillohet në lidhje me çështjen e tifozëve ultras dhe biletave, ka bërë këtë pretencë.
Më tej mediat italiane bëjnë me dije se Prokuroria Federale ka kërkuar edhe dy ndeshje me dyer të mbyllura për Juventusin, dhe 300 mijë euro gjobë.

Kjo do të ishte një goditje shumë  fortë për Juvendtusin, më e forta që pas skandalit të “calciopolit”, dhe mund të rerzikonte pretendimet e saj për të fituar serie A dhe Champion League. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja shqiptare e futbollit "turpërohet" nga Zvicra në “Elbasan Arena”
»
Article Logic
Execution time: 0.020417928695679
array(1) { ["section"]=> string(88) "lajmi-hidhur-per-tifozet-e-juves-agnelli-rrezikon-2-6-vite-perjashtim-nga-futbolli-92521" }