Lajmi në NEWSBOMB.AL për nderimin e deputetit që plagosi Hajdarin, reagon Partia Demokratike (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 14:06 14-06-2018 Lajmi në NEWSBOMB.AL për nderimin e deputetit që plagosi Hajdarin, reagon Partia Demokratike (DEKLARATA)

Pas lajmit të publikuar ditën e djeshme ekskluzivisht nga Newsbomb.al, se kryebashkiaku i Hasit kërkonte të shpallë “Qytetar nderi”, Gafur Mazrekun, ish deputetin që qëlloi me plumba Azem Hajdarin, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike.

Përmes deputetit Flamur Noka, pak minuta më parë nga Selia blu, Partia Demokratike shprehet se Bashkia Has do të nderojë një vrasës. Sakaq, Noka u shpreh se PD e disponon këtë vendim dhe akuzon kryeministrin Rama se nderon dhe u jep pushtet kriminelëve, duek përmendur edhe raste të tjera që sipas tij janë të ngjashme.

“Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.”- u shpreh Noka.

Ishte newsbomb.al që siguroi fillimisht projekt-vendimin e propozimit për Këshillin Bashkiak të Hasit të firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë për shpalljen “Qytetar Nderi” i Hasit ish-deputeti dhe ish kryetari i Parisë Socialiste në këtë qytet Gafur Mazreku me motivacionin “PERSONALITET INTELEKTUAL PËR KONTRIBUTIN E PASHOQ NË PUSHTETIN VENDOR”.

Deklarata e Plotë e PD-së:

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.   

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. 

 LEXO EDHE: KRYEBASHKIAKU I HASIT KËRKON TË SHPALLË “QYTETAR NDERI” GAFUR MAZREKUN, ISH-DEPUTETIN QË QËLLOI ME TRE PLUMBA AZEM HAJDARIN

 

dok.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: Kompania e mikut të Edi Ramës merr liçencën e “Air Albania” me investim 100 mijë lekë (FOTO-VIDEO)
Negociatat, Rama publikon deklaratën e Hahn: Shqipëria PLOTËSOI KËRKESAT, duhet të mbajmë premtimin »
Article Logic
Execution time: 0.0042390823364258
array(1) { ["section"]=> string(108) "lajmi-ne-newsbomb-al-per-nderimin-e-deputetit-qe-plagosi-hajdarin-reagon-partia-demokratike-deklarata-124360" }