Lajmi për "mbetjet e kimike" mbërrin në “Çadrën e Lirisë”, Basha: Gjenocid kundër shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 20:06 06-03-2017 Lajmi për

Sot në çadrën e protestës së opozitës kanë qenë të pranishëm disa anëtarë të shoqërisë civile, ata të cilët kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka quajtur të ndershëm.

Basha tha se pjesa tjetër e shoqërisë civile janë persona të “paguar nga mafia”.

Në çadrën e improvizuar me disa fuçi mbetjesh të rrezikshme, Basha ka përmendur sot për herë të parë lajmin e publikuar fillimisht në një portal anonim italian dhe që më pas u përhap masivisht në disa media shqiptare, se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme nga Italia me destinacion Maqedoninë, janë zhdukur në Shqipëri.

Basha ka thënë se dyshohet që këto kontenierë të kenë hyrë në Shqipëri, duke mos cituar media specifike, apo fakte të publikuara nga këto media, nëse ka. Kreu i PD i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë shpejt dhe me transparencë.

Lajmi i medias italiane është mohuar nga qeveria shqiptare, autoritetet e larta doganore, ndërsa portali italian që e ka publikuar fillimisht është akuzuar për mos paraqitje të provave.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Bëhet fjalë për 1300 kontenier, që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër kushtetutës dhe që rrezikojnë në mënyrë fondamentale jetën e shqiptarëvë në ato zona ku janë futur. Kjo aferë tregon edhe një herë mafian me të cilën kemi të bëjmë.

Kundër shqiptarëve, për xhepat e tij, për pasurimin e tij, Edi Rama duhet të përgjigjet sot nëse i ka futur këto kontenierë në shtëpinë tonë.

Unë i kërkoj sot Prokurorisë jo vetëm të hetojë me shpejtësi por të bëj transparent hetimin. Kjo nuk është një aferë dosido, nëse Edi Rama ka futur në Shqipëri dhjetëra mijëra ton mbetje të rrezikshme ky është genocid kundër shqiptarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021326065063477
array(1) { ["section"]=> string(93) "lajmi-per-mbetjet-e-kimike-mberrin-ne-cadren-e-lirise-basha-gjenocid-kunder-shqiptareve-70976" }