Lame dhe Majko bashkë, takojnë banorët e Njësisë 5

Publikuar tek: politike, më 13:36 21-02-2015 Lame dhe Majko bashkë, takojnë banorët e Njësisë 5 Lame dhe Majko gjatë takimit me banorët

Dy kandidatët e përfolur për kryetarë të Bashkisë së Tiranës, Artan Lame dhe Pandeli Majko bëhen bashkë. Ata kanë vizituar së bashku disa banorë, duke shfaqur në këtë mënyrë interesin e përbashkët: Tiranën.

Majko është përfolur për kandidat për Bashkinë e Tiranës, por nga ana tjetër edhe Artan Lame në Top Story deklaroi se nuk e mohon se “i hanë duart për Tiranën”. Në një intervistë për Adi Krastën, Majko ‘’sulmoi’ qeverinë duke e akuzuar për shumë reklamë dhe që nuk di ta përcjellë në publik.

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame dhe deputeti i PS-së Pandeli Majko janë bërë bashkë për të takuar banorët e Njësisë numër 5 në Tiranë.

Duke folur për problemet e banorëve Lame I ka siguruar ata se do të shpronësohen.“Unë ju kam takuar disa herë, ju kam thënë ngrini zërin.  Problematika juaj është e ngjashme me banorët që preken nga ndërtimi i rrugës transballkanike në Vlorë, u bënë disa vendime qeverie për t’i zgjidhur. Të njëjtën skemë mendon qeveria të ndjekë edhe tek ky projekt, që do të thotë se familje që kanë ndërtime të vjetra me leje, që kanë pronë të ligjshme të regjistruar në hipotekë, hyjnë në vendimin e shpronësimit normalisht pa problem. Por kategoria tjetër janë ato ndërtime pa leje që kanë aplikuar për legalizim, një pjesë as nuk kanë aplikuar madje dhe për këtë kategori po punohet për të gjetur një zgjidhje”, u tha Lame banorëve.

Një pjesë e banorëve janë romë, të cilët ankohen për moslegalizimin e banesave të tyre , pasi janë ndërtuar para vitit 1993. Një pjesë e shtëpive të tyre do të prishen për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Oligarkët Rama-Meta duan të pasurohen, edhe duke u lidhur me krimin
Shpërthimit me eksploziv/ Tahiri: Autorët së shpejti para drejtësisë, po punojmë me FBI »
Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199
array(1) { ["section"]=> string(54) "lame-dhe-majko-bashke-takojne-banoret-e-njesise-5-4032" }