Lame-Guri-Brojka/ Sazani: Lame, të vije në protestë për pallatin e Digës. Lame: Vij para gjykatës

Publikuar tek: politike, më 22:05 19-02-2015 Lame-Guri-Brojka/ Sazani: Lame, të vije në protestë për pallatin e Digës. Lame: Vij para gjykatës Gjate debatit sot ne mbremje ne Ora News

Sazan Guri dhe Artan Lame kanë debatuar sot në mbrëmje në emisionin  “Të paekspozuarit” në Ora News. Bëhet fjalë për ndërtimet te liqeni, afër digës. Sazan Guri shprehu shqetësimin se një grup të shoqërisë civile dalin dhe reagojnë për qytetarët, kur shohin aty me dhjetëra, e qindra qytetarë të cilët shohin me kuriozitet por nuk bashkohen me protestën. 

“Dhe ti ndjehesh i pambështetur. Dhe unë mbaj mend kohën kur Artan Lame, madje të dy Tanat (duke nënkuptuar Shkrelin) ishin në mbrojtje të Tiranës dhe çfarë ndodhte” tha Guri.

I menjëhershëm ishte reagimi i Artan Lames. “Më jep një kënaqësi fakti se edhe pse jam pjesë e strukturave të shtetit, vazhdojnë të më drejtohen qytetarë pse s’flet për këtë e për atë. Sazan, në këtë moment jemi në të njëjtën anë të barrikadës dhe nuk besoj se kemi kundërshti. Unë kam dalë mbi pesë herë mbi çështjen e ndërtimit te diga e liqenit artificial. Kam dalë si qytetar me këmishë, kur s’kishte filluar ndërtimi kam dalë si shtetar, si funksionar se çfarë bëri qeveria për ta bllokuar. Qeveria i ka bërë të gjitha veprimet e mundshme për ta bllokuar. Dhe ajo histori përfundoi siç përfundojnë histori të tilla me turp te Gjykata. Ju pot ë lexoni vendimin e gjykatës për vendimin te diga do luani mendsh. Nëse do dalim për të protestuar te gjykata, unë jam gati” deklaroi Lame.
Qeveria tre javë më parë bllokoi nëpërmjet ish-INUK ndërtimin e 17 katëshit te Diga e Liqenit.

Ndërkohë debati u zhvendos për parkingjet mes Lames, Salianjit, Brojkës lidhur me parkingjet. Brojka akuzoi socialistët se me urdhër shkuan për tia dhënë “Top Channel” parkingjet. Por Lame ka kundërshtuar duke thënë se anëtarë të Këshillit Bashkiak të PS e kanë kundërshtuar. “Nja dy tre kokrra” tha Brojka. “E rëndësishme është tha Lame, që në PS njerëzit flasin, nuk janë si në PD ku nuk flet askush”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtarizohet sot kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova
Grida Duma nën siglën e PD-së do kandidojë në Durrës, Halim Kosova në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.025665998458862
array(1) { ["section"]=> string(97) "lame-guri-brojka-sazani-lame-te-vije-ne-proteste-per-pallatin-e-diges-lame-vij-para-gjykates-3883" }