Lame-Peleshi, një variant si mund të rrijë kulla e Sahatit po të rindërtohet në Korçë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:28 08-02-2015 Lame-Peleshi, një variant si mund të rrijë kulla e Sahatit po të rindërtohet në Korçë (majtas) Kartoline e vitit 1930 me kullen e sahatit (djathtas) projekti sesi pritet te behet kulla

Artan Lame i njohur për pasionin e tij për trashëgimninë, duke parë ristrukturmin e pazarit të Korçës i ka kërkuar zv.kryeministrit ish kryetar i Bashkisë së Korçës, të marrë në konsideratë edhe faktin e kullës së Sahatit në pazarin e vjetër të qytetit. Ai duke dhënë dhe fotot përkatëse, lajmin e bën publik në facebook.

Kohët e fundit po bëhet rikonstruksioni i Pazarit të Korçës. Ndoshta nga me të bukurat punë të bëra në atë qytet. Paçka se jashtë kufijve te pazarit, për fat në këtë punë u perfshi edhe xhamia e Iljaz bej Mirahorit. Meqë që këtej nga Tirana punimet i ndjek Niko Peleshi (edhe si zvKryeministër edhe si korçar), i thashë se ndoshta do ish mirë që në këtë gjë të përfshihej edhe rindërtimi i kullës së Sahatit, që ka qenë pranë xhamisë. Kulla natyrisht që nuk ka qenë bashkëkohëse exhamise, se xhamia është e shek. XVI ndërsa kulla e shekullit XIX, por megjithatë, ajo ishte kthyer ne pjesë të ansambilit të saj. Niko më kërkoi t’i dërgoj disa fotografi të kullës së sahatit, për të studiuar edhe strukturën e saj por edhe vendin se ku ka qenë vendosur origjinalisht. Ja çova dhe brenda ditës Niko ia përcolli grupit të arkitektëve që e punuan dhe më përcolli projektin e tyre. Mbeta i ekzaltuar sa m’u duk sikur e shikoja kullën të ngritur. Siç thosh Naimi: "Në Belvedere në Vjenë / sikur pashë Skënderbenë". Faleminderit Niko. Së shpejti me kullën ngrehur prej vërteti” shkruan Lame në facebook.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i qytetarëve, aq më tepër kur në Korçë, është ngritur një tjetër kullë, për të cilën ka pasur shumë debat nga qytetarët. Në disa raste janë përfshirë edhe intelektualë e arkitektë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069150924682617
array(1) { ["section"]=> string(69) "lame-i-kerkova-peleshit-kullen-e-sahatit-ne-korce-ja-si-do-behet-2696" }