Lamtumira e radhës, ikën nga Shqipëria balerina e njohur Hueyda El Saied

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:16 07-08-2017 Lamtumira e radhës, ikën nga Shqipëria balerina e njohur Hueyda El Saied

Nuk kanë të ndalur largimet e personaliteteve të sikpatura nga vendi, pas tenorit të njohur Agim Hushi, është balerina Hueyda El Saied e cila ka lajmëruar një vendim të ngjashëm.

 Hueyda këtë gjë e ka bërë të ditur më anë të një statusi në rrjetet sociale, ku ka dhe një mesazh për të gjithë ata që shajnë vendin e tyre, Shqipërinë.

Më poshtë statusi i plotë i Hueyda El Saied:

“Nuk eshte nje pashaporte jo shqiptare qe te ben ty me te mire se atdhetaret e tu, ata qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi.

Duke fyer vendin tend dhe ata qe jetojne ti fyen veten ne rradhe te pare. E mos harroni se nje peme pa rrenje eshte jeteshkurter.”

Ne po kthehemi ne shtepi, ose me sakte ne nje nga strehat tona, se si Gabrieli dhe une shtepi konsiderojme vetem shtepine e None Hajries dhe teze Vjollces. Ne te dy ndryshe nga disa individe qe jane larguar nga Shqiperia nuk ndihemi krenar qe po kthehemi tek streha ne France e me pas ne Luksemburg, perkundrazi, nese do te degjonim zemren tone do te ktheheshim muajin e ardhshem.

Sot po kthehemi ne France, aty ku mua m’u dha mundesia te realizoja shume enderra, si femer, si artiste si dhe aty pash per here te pare fytyren e bukur te tim biri. Ardhja e Gabrielit ne jeten time perkon dhe me nje moment tjeter shume te bukur qe lidhet me Shqiperine, nje moment i cili me ka emocionuar shume dhe e kujtoj me kenaqesi ende.

Kisha vetem pak ore qe isha bere nene, por tek ndiqja nga televizori i dhomes se spitalit manifestimin e “11 Janarit” në homazh të karikaturistëve të vrarë të “Charlie Hebdo-së” disa ditë më parë, pash te marshonin per krah miliona njerezve, personaliteteve te njohura boterore dhe Edi Ramen me disa klerike shqiptare te feve te ndryshme.

Kryeministri yne kishte vendosur ne xhepin e siperm te xhaketes tre lapsa me ngjyrë te blu, të bardhë e të kuqe (ngjyra qe ka flamuri Francez).

Mbaj mend qe te kem thirrur infermieret e spitalit te cilat kujtuan se kisha dhimbje apo qe Gabrieli ishte zgjuar, por une i kisha thirrur vetem per t’u mburrur e per t’i treguar harmonin fetare qe kemi ne ne Shqiperi.

Sigurisht shpesh nevrikosem me Shqiperine tone, se jemi te gjithe te ndergjegjshem qe ka plot gjera nuk shkojne siç duhet tek ne, madje dhe e kam shprehur merzine time per kete, por ama njekohesisht ka plot gjera qe me bejne te mburrem.

Kam plot miqte te cilet mund t’i cilesoj si heronj pasi punojne me dinjitet dhe ndertojne çdo dite me djerse te ardhmen e tyre ne Shqiperi. Keshtu qe kur degjoj shqiptaret – visitor te hedhin vrere apo t’i fusin te gjithe ne nje thes, trishtohem dhe dua t’i them

“Nuk eshte nje pashaporte jo shqiptare qe te ben ty me te mire se atdhetaret e tu, ata qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi. Duke fyer vendin tend dhe ata qe jetojne ti fyen veten ne rradhe te pare. E mos harroni se nje peme pa rrenje eshte jeteshkurter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.096019983291626
array(1) { ["section"]=> string(77) "lamtumira-e-radhes-iken-nga-shqiperia-balerina-e-njohur-hueyda-el-saied-88474" }