‘’Lamtumirë kapiten!’’, Lorik Cana lë të kuptohet që s’do veshë më fanellën kuqezi

Publikuar tek: sport, më 07:35 23-06-2016 ‘’Lamtumirë kapiten!’’, Lorik Cana lë të kuptohet që s’do veshë më fanellën kuqezi

Ndeshja e luajtur kundër Rumanisë në Lyon pak ditë më parë duket se ka qenë e fundit për kapitenin e Shqipërisë me fanellën kuqezi si futbollist.

Në një lidhje direkte me "Super Sport", lojtari që ka më shumë ndeshje me ekipin kombëtar ka lënë që të kuptohet se shumë shpejt do të vijë dhe lamtumira nga kjo skuadër ku ka arritur pothuajse gjithçka që nuk e ka arritur një kapiten tjetër që ka udhëhequr Shqipërinë në vite.

Ka luajtur 93 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë që nga viti 2003, ndërsa mbetet model për brezat që janë aktualisht në ekipin tonë kombëtar, por edhe për ata pasardhës. Shpirti i liderit dhe i sakrifikuesit në çdo aspekt për kuqezinjtë, normalisht që do të mbetet ikonë që rrallë mund të zëvendësohet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Tramezzani dhe rrëfen të vërtetën për lidhjen e vajzës së tij me Armando Sadikun.Vajza e zëvendëstrajnerit të Kombëtares zbulon misterin
Foto-Lajm/ Brenda çarterit të kombëtares shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.021873950958252
array(1) { ["section"]=> string(82) "lamtumire-kapiten-lorik-cana-le-te-kuptohet-qe-s-do-veshe-me-fanellen-kuqezi-44333" }