Largimi i aktorëve nga Portokallia, përgjigjet Altin Basha: Nuk do lejoj më njerëz që lehin nëpër portale

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:52 26-09-2017 Largimi i aktorëve nga Portokallia, përgjigjet Altin Basha: Nuk do lejoj më njerëz që lehin nëpër portale

Disa ditë më parë aktori Julian Deda postoi në profilin e tij në facebook një foto me disa nga aktorët e Portokallisë që janë lagruar nga ky spektakël ndër vite, duke lëshuar dhe akuza të forta në regjizorit Altin Basha.

Por nuk ka vonuar dhe kundërpërgjigja e regjizorit të njohur, duke thënë se të gjithë ata aktorë janë larguar për arsye të ndryshme nga njëri tjetëri.

Më tej ai paralajmëroi se nuk do të lejojë më njeri që të shpif për emrin e tij nëpër media.

“Fakti që këta individë janë larguar, nuk do të thotë se janë larguar të gjithë për të njëjtën arsye. Nga ai grup aktorësh që përmenden aty, rasti nuk i ngjan rastit. Dikush ka dashur të ndjekë karrierën jashtë Shqipërisë, dikush ka dashur të studiojë, dikush e ka parë veten si një individ të zot për të bërë emision më vete dhe sigurisht ka edhe individë që janë larguar për probleme të disiplinës dhe të keqmenaxhimit të raportit të tyre në emision. Përpjekja për ta përmbledhur të gjithë këtë historinë e largimeve tek emri im, është problem personal, gati-gati patologjik. Po unë do ta toleroj se nuk merrem me individë që lehin rrugëve as nëpër portale”, tha Altin Basha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025645971298218
array(1) { ["section"]=> string(109) "largimi-i-aktoreve-nga-portokallia-pergjigjet-altin-basha-nuk-do-lejoj-me-njerez-qe-lehin-neper-portale-93790" }