Largimi i kosovarëve? Bushi: Të respektohet vendimi i tyre, të lumtur për Kosovën

Publikuar tek: sport, më 20:50 17-08-2016 Largimi i kosovarëve? Bushi: Të respektohet vendimi i tyre, të lumtur për Kosovën

Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama. Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi” Alban Bushi pohon se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

“Jemi në kontakt me ta, i kemi derguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, thotë Bushi për Top-Channel.

Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.

“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombetare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me prespektive. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.

Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biazi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn. Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Shalkes Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian. (Top-Channel)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi në kërkim të zëvendësuesit të Ansi Agollit
E bujshme/ Talenti i Tiranës transferohet në Çeki »
Article Logic
Execution time: 0.014994859695435
array(1) { ["section"]=> string(84) "largimi-i-kosovareve-bushi-te-respektohet-vendimi-i-tyre-te-lumtur-per-kosoven-50043" }