Largimi i Llallës nga vetingu, reagon ambasadori Lu: Nuk u shfajësua se u tërhoq

Publikuar tek: politike, më 16:41 12-02-2018 Largimi i Llallës nga vetingu, reagon ambasadori Lu: Nuk u shfajësua se u tërhoq

Reagon ambasadori amerikan Donald Lu pas vendimit t ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për tu larguar nga sistemi i drejtësisë. 

Ambasadori Lu u shpreh se tërheqja nga sistemi i drejtësisë nuk shfajëson askënd. Sipas Lu kush ka frikë nga vetingu, duhet të frikësohet edhe nga hetimet.

Sakaq, shtoi se ikja e të korruptuarve dhe largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë, është një fitore për drejtësinë shqiptare.

"Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet, Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale"- shkruan Lu në Twitter. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërtimi i HEC në Osum, Gjiknuri: Do i ndalojmë vetëm nëse do….
Negociatat për në BE, Vlahutin: Shqipëria ka mundësi të artë, por ja çfarë nuk bëjmë dot për shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.25686597824097
array(1) { ["section"]=> string(85) "largimi-i-llalles-nga-vetingu-reagon-ambasadori-lu-nuk-u-shfajesua-se-u-terhoq-110024" }