Largimi i Visho Ajazit, Berisha bën një thirrje urgjente: SHISH kishte dokumente "përvëluese" për një deputet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:44 30-10-2017 Largimi i Visho Ajazit, Berisha bën një thirrje urgjente: SHISH kishte dokumente

Dorëheqja e Visho Ajazit nga kreu i SHISH ka ngjallur reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në facebook, Berisha shkruan se largimi i tij është i lidhur politikisht, pikërisht në kulmin e debateve dhe zhvillimeve për çeshtjen “Tahiri”.

Berisha në këto kushte kërkon që të bëhet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare.

“Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, Visho Ajazi pagoi me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.

Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.

Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb”, shkruan Berisha.

 beri.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0194251537323
array(1) { ["section"]=> string(111) "largimi-i-visho-ajazit-berisha-ben-nje-thirrje-urgjente-shish-kishte-dokumente-perveluese-per-nje-deputet-97722" }