Largimi nga Bashkimi Europian, Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore

Publikuar tek: bota, më 11:31 16-05-2018 Largimi nga Bashkimi Europian, Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore

Ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington, ka thënë se Britania nuk do të kërkojë zgjatjen e përiudhës tranzitore dy-vjjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Europian.

 Qeveria ka njoftuar se muajin tjetër do të publikojë plane të detajuara për marrëdhëniet e planifikuara për të ardhmen në mes të Britanisë dhe BE-së.

“Jo vetëm që ne nuk jemi duke kërkuar periudhë më të gjatë tranzitore, por edhe Bashkimi Evropian e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk mund ta përdorim Artikullin 50 kur flasim për marrëdhënie afatgjata”, ka thënë Lidington kur është pyetur për Letrën e Bardhë.

Sipas tij ekziston një marrëveshje e cila flet për një periudhë deri në fund të vitit 2020.

“Deri atëherë presim që të pajtohemi për gjërat thelbësore, ndërsa gjatë periudhës pasuese është i ashtuquajturi Traktati i Madh që përcakton kushtet e marrëdhënies së ardhshme”, është shprehur Lidington.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koreja e Veriut kërcënon se do të anulojë samitin me Trump, ja arsyeja
Banda e shqiptarëve të trafikut të kokainës, flet ministri i Brendshëm i Bavarisë: Dëme të mëdha në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.0044329166412354
array(1) { ["section"]=> string(95) "largimi-nga-bashkimi-europian-britania-nuk-do-te-kerkoje-zgjatje-te-periudhes-tranzitore-120945" }