Largimi pas 14 vitesh nga Vizion Plus, Turjan Hyska flet për projektet me Frangajn në Klan (Ka dy fjalë edhe për Dulakët)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:08 14-06-2018 Largimi pas 14 vitesh nga Vizion Plus, Turjan Hyska flet për projektet me Frangajn në Klan (Ka dy fjalë edhe për Dulakët)

Largimi i Turjan Hyskës pas 14 vitesh nga Vizion Plus bëri shumë bujë në media. Lajmi i cili u komentua shumë u konfirmua nga moderatori, i cili u shpreh se kishte firmosur kontratën e re me Klan Plus. Ndërsa u mësua se edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL do të lëvizte bashkë me Turin në televizionin e ri.

Sakaq, në një intervistë për “Tirana Post” Turi ka folur për largimin dhe projektet e reja në Klan Plus.

“Në Klan HD do realizoj 2 projekte gjigande, një ndër ta upgrande i Apartamentit 2XL dhe tjetri s’dua ta zbuloj. Ndërkohë në Klan Plus (i cili do të ndryshojë emrin), si drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt shpresoj që të hyjë fort në tregun e televizioneve gjeneraliste. Ky kanal nuk do të jetë më një zgjatim i Klan por një konkurent i denjë në treg. Të paktën kjo është ambicia im"..

I pyetur se nëse u largua me hatërmbetje nga Vizion Plus, apo kështu largohen të gjithë nga Dulakët, Turi u shpreh mirënjohës për gjërat që kishte mësuar gjatë këtyre viteve.

“Të them të drejtën nuk di të them por një gjë e di me siguri...Që Dulakët më kanë bërë mua më të butë, të sjellshëm, racional dhe më mësuan se e bërtitura nuk zgjidh punë. Kanë qenë edhe janë fantastikë, njërëz që do i kem xhan gjithmonë”, tha ai.  

-640-0-5b218a8522d32.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018362045288086
array(1) { ["section"]=> string(125) "largimi-pas-14-vitesh-nga-vizion-plus-turjan-hyska-flet-per-projektet-me-frangajn-ne-klan-ka-dy-fjale-edhe-per-dulaket-124302" }