Lavezzi drejt largimit nga PSG

Publikuar tek: sport, më 18:53 23-01-2015 Lavezzi drejt largimit nga PSG

Këto lëvizje të fundin në klubin parizien mund të zgjojnë sërish deshirën e disa klube të rëndësishme, kryesisht nga italia, të cilat edhe më parë janë interesuar për shërbimet e Lavezzit

Argjentinasi Ezequiel Lavezzi nuk është më në planet e skuadrës franceze të PSG-së. Dënimi i fundit i dhënë nga tranjeri Laurent Blanc për sulmuesin 29 vjeçar, ku ai është pezulluar me dy ndeshje për shkak se u kthye me vonesë nga pushimet, i ka acaruar marrëdhëniet midis tyre.

Megjithatë, PSG nuk është e gatshme ta shes kaq lehtë Lavezzin pasi rregullat e Fair Play-t financiar u imponojnë drejtuesëve arab të sigurojnë sa më shumë të ardhura nga shitjet për ti investuar ato më pas në blerjet gjatë merkatos.

Kontrata e argjentinasit skadon më 2016 dhe çmimi i tij vlerësohet deri në 15 milionë euro.

Këto lëvizje të fundin në klubin parizien mund të zgjojnë sërish deshirën e disa klube të rëndësishme, kryesisht nga Italia, të cilat edhe më parë janë interesuar për shërbimet e Lavezzit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria: Flamurtari-Teuta e trukuar, përfitimet 8.5 milion euro
Cassano hedh në gjyq Parmën dhe Rezart Taçin për pagat e 6 muajve »
Article Logic
Execution time: 0.022474050521851
array(1) { ["section"]=> string(35) "lavezzi-drejt-largimit-nga-psg-1312" }