Lavrov sqaron për herë të parë shprehejn për Miliband: A i ka thënë atij f***?

Publikuar tek: bota, më 11:13 24-04-2015 Lavrov sqaron për herë të parë shprehejn për Miliband: A i ka thënë atij f***? Ministri i Jashtem rus Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka sqaruar në një radio në Rusi gjatë një interviste ditën e djeshme, një shprehje që po shqetëson opinionin publik në Rusi por edhe në Britani. A ka qenë ministri i jashtëm rus, ai që i ka thënë sekretarit të jashtëm të Shtetit Britanik David Miliband se kush ishte ai dreq personi (f**** person) që i jepte leksione? 

Ja çfarë zbardhet nga intervista në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse:

“Një minutë përpara se të mbyllim intervistën, do t’ju bëj një pyetje që ka turbulluar shumë vetë në Rusi. Njerëzit në Rusi ju pëlqejnë për furinë tuaj të brendshme në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu thuhet se ju i keni thënë Sekretarit të jashtëm Britanik David Miliband, duke përdorur një fjalë me katër shkroja: “Kush jeni ju që më jepni f**** leksione. A është kjo e vërtetë?

Sergey Lavrov: I thashë Milibandit: Mos më jep leksione mua. Sa i përket fjalës me katër shkronja, ishte një fjalë e përdorur nga një koleg yni që sapo ishte kthyer nga Tbilisi – ishte 12 gusht 2008 dhe ai më tha: Sapo u ktheva nga Tbilisi. Mikheil Saakashvili është një f**** i çmendur”. Miliband po përpiqej të më bindte mua që të negocioja me Saakashvilin”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026026964187622
array(1) { ["section"]=> string(78) "lavrov-sqaron-per-here-te-pare-shprehejn-per-miliband-a-i-ka-thene-atij-f-9586" }