Lë pas dhe kryeministrin, Gianni de Biasi zgjidhet personazhi i vitit

Publikuar tek: sport, më 23:05 31-12-2016 Lë pas dhe kryeministrin, Gianni de Biasi zgjidhet personazhi i vitit

Gianni de Biasi është zgjedhur personazhi i vitit nga klikimet në faqen e internetit të Top Channel. Italiani që drejton ekipin kombëtar të futbollit ka marrë më shumë klikime në sondazhin e hapur që Top Channel zhvillon në faqen e internetit, tanimë prej 12 vjetësh, duke u bërë kështu edhe shqiptari më popullor në Shqipëri.

Tekniku i natyralizuar shqiptar vazhdon të ketë një ndikim shumë të madh te shqitarët, e më së shumti duket se ka ndikuar paraqitja që Shqipëia bëi në ndeshjet e Francë 2016, të parat në një event ndërkombëtar në historinë e futbollit shqiptar. 

Personazhi i dytë më i klikuar është kryeministri Edi Rama, ndërkohë që me një diferencë të vogël votash është renditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Shumë klikime ka marrë në këtë sondazh edhe Arbër Hajdari, personazh i bërë i njohur me fushatën e tij të bamirësisë ‘Fundjavë ndryshe’. 

Në vendin e pestë është renditur ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa pas tij këngëtarja Era Istrefi, që gjatë vitit 2016 la gjurmë me hitet e saj muzikore. 

Renditja e personazheve më të rëndishme të vitit në faqen e internetit të Top Channel plotësohet nga Ilir Meta, Kombëtarja shqiptare e futbollit, futbollisti Armado Sadiku dhe politikani Ben Blushi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030371904373169
array(1) { ["section"]=> string(74) "le-pas-dhe-kryeministrin-gianni-de-biasi-zgjidhet-personazhi-i-vitit-64339" }