Le Pen kërkon largimin e Ibrahimovic nga Franca

Publikuar tek: sport, më 16:56 16-03-2015 Le Pen kërkon largimin e Ibrahimovic nga Franca

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen ka kërkuar largimin e Zlatan Ibrahimoviç nga Franca pas komenteve të bëra në përfundim të ndeshjes kundër Bordeaux.

Duke folur në anglisht, sulmuesi suedez dëgjohet duke thënë se: “Në 15 vjet nuk ka kam parë asnjë gjyqtar të mirë në këtë shtet m*ti, madje atë nuk e meritojnë PSG-në”.

Kjo deklaratë e Ibrahimovic ka nxitur reagimin e Le Pen, e cila është shprehur: “Ata që e konsiderojnë Francën si një vend m*ti, mund të largohen.”

Edhe ministri i francez i Sporteve Patrick Kanner duke komentuar deklaratën e suedezit, tha se “zhgënjimi nuk justifikon komentet e tij ofenduese”.

Megjithatë, Ibrahimovic u detyrua të justifikohej për fjalët e tij, ndërsa ka shkruajtur në profilin e tij në Instagram se: “Komentet e mia pas ndeshjes së sotme, nuk ishin kundër Francëz apo francezëve. Po flisja për futbollin. Humba ndeshjen dhe e pranoj këtë, por nuk mund të pranoj kur gjyqtarët nuk ndjekin rregullat. Nuk është hera e parë që ndodh. Kërkojë ndjesë nëse dikush është ofenduar dhe i ka marrë fjalët e mia në mënyrë të gabuar.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topi: Kush e vërtetoi që dronin në Serbi e hodhëm ne?! Me Armeninë duhet përqëndrim
Partizani bën detyrën ndaj Elbasanit, Tirana ngec në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.020501852035522
array(1) { ["section"]=> string(52) "le-pen-kerkon-largimin-e-ibrahimovic-nga-franca-6078" }