Ledi Shamku: Berisha ka lexuar vetëm Enverin, ndaj citon vetëm atë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:39 27-02-2015 Ledi Shamku: Berisha ka lexuar vetëm Enverin, ndaj citon vetëm atë Faksimile e statusit ne facebook te deputetes se PS, Ledi Shamku

Ledi Shamku ka vënë sërish në lojë deputetët, dhe sërish për librat. Ka ndjekur në seancën live ish kryeministrin Sali Berisha, i cili tha se teza e Shqiptarëve mes Perëndimit dhe Lindjes, tezë që qeveria ia ka përcjellë Brukselit, qenka një tezë e Enver Hoxhës, dhe që po e ringjall si tezë Edi Rama.

“Unë dij që sa herë i referohemi kësaj teze të vërtetë, ne e lidhim fillin tonë të mendimit me po të njëjtën tezë që mbrojnë Çabej, Šufflay dhe mendjendritur si ata. Nuk na shkon mendja ta lidhim me Enverin. Po mirë thonë: çdo njeri është librat që ai ka lexuar! Dhe kuptohet nga referenca e Berishës (që citon Enverin e jo Çabejn), kuptohet pra fare mirë se cili është ai dora vetë!” shkruan Shamku në statusin e vet në facebook, duke e shoqëruar këtë status të vetin me një kopertinë të librit të Çabejt “Shqiptarët mes perëndimit dhe Lindjes”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025140047073364
array(1) { ["section"]=> string(69) "ledi-shamku-berisha-ka-lexuar-vetem-enverin-ndaj-citon-vetem-ate-4560" }