Ledi Shamku ironizon Bashën: Nuk ja di kuptimin fjalëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:43 15-04-2015 Ledi Shamku ironizon Bashën: Nuk ja di kuptimin fjalëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e prezantoi Grida Dumën si figura emblematike e demokratëve, gjatë lajmit për kandidaturën për Bashkinë e Durrësit.

Por Ledi Shamkut i ka bërë përshtypje termi “emblematike”, prandaj ka vendosur t'i bëjë një analizë të shkurtër semantike, duke vënë në dyshim aftësitë e folësve në publik për njohjen e kuptimit të fjalëve që thonë. Sipas Shamkut, emblematike do të thotë përfaqësuese, dhe Basha ose nuk e di kuptimin e fjalës emblemë ose që sot e tutje gjithçka në PD do të njehësohet me zojën në fjalë.

“Ua dinë kuptimin fjalëve këta folësat publikë a jo?
Dëgjova Bashën që e prezantoi Grida Dumën si "figura emblematike" e demokratëve.
Emblemë don të thotë simbol përfaqësues, personifikim.
Tani, rastet janë dy: ose Basha nuk e di kuptimin e fjalës "emblemë"
Ose po na thotë se qysh sot PD në sjellje, veprim, mendim e gjithçka tjetër do të njësohet me zonjën në fjalë dhe karakteristikat e saj, të kësaj "embleme" pra.
Dushk për gogla - ka pasë thënë gjyshja ime”, shkruan Shamku në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027345895767212
array(1) { ["section"]=> string(59) "ledi-shamku-ironizon-bashen-nuk-ja-di-kuptimin-fjaleve-8810" }