Ledi Shamku për herë të parë lavdëron tekstet shkollore

Publikuar tek: politike, më 21:27 08-09-2015 Ledi Shamku për herë të parë lavdëron tekstet shkollore

Deputetja e PS-së, Ledi Shamku, shpesh herë kritike me tekstet shkollore me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë, ka dal sot pro teksteve të këtij viti shkollor.

Në një status në facebook, Shamku shprehet se këto janë tekstet shkollore më të mira që kanë hyrë ndonjëherë në sistemin tonë arsimor. Deputetja socialiste ka edhe një mesazh për mësuesit shqiptarë, të jenë po aq tërheqës sa edhe librat.

“Më në fund një betejë e madhe e fituar! Ndoshta më vonë do ta kuptojmë që ka qenë më e rëndësishmja nga të gjitha betejat! Këto janë tekstet më të mira që kanë hyrë në sistemin tonë arsimor në dy dekada rrumpallë! Fort të dashur mësues! Një porosi kam për ju: bëhuni po aq joshës për fëmijët saç janë këto tekste! Sot jam e gezuar!”-, shkruan Shamku në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI, Dervishaj: Pretendimet e PD për çështjen “CEZ-DIA” vetëakuzojnë Berishën
Shkëlqim Cani: Ja ku shkuan 15,5 miliardë lekë që i mungojnë buxhetit »
Article Logic
Execution time: 0.13818001747131
array(1) { ["section"]=> string(61) "ledi-shamku-per-here-te-pare-lavderon-tekstet-shkollore-20294" }