Ledia Canga, vajza që habiti Metën e Nikollën, merr për të dytën herë medalje ari

Publikuar tek: kulture-art, më 12:54 21-10-2015 Ledia Canga, vajza që habiti Metën e Nikollën, merr për të dytën herë medalje ari Gjatë ceremonisë së diplomimit

Ekziston një teori që mes muzikës dhe shkencave ekzakte ekziston një lidhje në përpjestim të drejtë. Këtë e vërteton më së miri, një vajzë, Ledia Canga, e cila pasi kishte studiuar 12 vjet piano, u diplomua me medalje ari në Financë- Kontabilitet, në Universitetin “ Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Vajza u dallua për oratorinë që e karakterizonte , për të cilën “xhelozuan” edhe pushtetarë të cilët ndodheshin aty, si Kreu i Kuvendit  Ilir Meta dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita NIkolla.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, ndërkohe që ajo mbante fjalim, vetë kreu i Kuvendit , nga admirimi me të cilin e vështronte, u duk sikur e donte ne partinë e tij, LSI. Megjithatë në intervistën e saj  për portalin “Te sheshi” vajza largoi çdo lloj pretendimi në lidhje me politikën. “Unë lexoj shumë dhe jo vetëm në fushën e studimeve në ekonomi por edhe në fusha të tjera. Besoj oratorinë e kam nga kjo. Për politikën, ajo nuk është në objektivat e mia. Pa dyshim që do të vazhdoj në Ekonomi”, tha Canga.

Ajo tregoi se edhe Masterin do ta vazhdonte në degën e Ekonomikut. Kur u pyet se përse zgjodhi të vazhdonte studimet në këtë fushë, pas Arteve pianistja tha:

“Nuk mund të them që piano më ka ndihmuar shumë në studimet e larta, pavarësisht se sipas studimeve të kohëve të fundit ka një lidhje shumë të theksuar midis muzikës dhe matematikës. Megjithatë unë do të veçoja që ajo që me të vërtetë mua më ndihmoi ishte moslënia pas dore e kurrikulave apo mësimeve si matematika, kimia apo lëndë të tjera ekzakte, të cilat nuk kanë shumë vend në shkollën e muzikës.”

“Ishte një vendim i një momenti të caktuar. Mbaj mend që po bëhesha gati për të konkuruar në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve; por duke parë profilet se çfarë realisht kërkon tregu i punës, duke parë dhe përfitimet e mia në të ardhmen në aspektin arsimor, vendosa të kaloj nga bota e muzikës në botën e shifrave.” – shtoi Canga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet shqiponja iliro-arbërore, pikërisht aty ku do kalonin shtyllat e tensionit
“Ngjyrat e Shqipërisë”, fotot që tregojnë më të mirën e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.023718118667603
array(1) { ["section"]=> string(85) "ledia-canga-vajza-qe-habiti-meten-e-nikollen-merr-per-te-dyten-here-medalje-ari-23642" }