Ledion Liço sposton sërish Arbana Osmanin, mediat shohin rivalitet të fortë mes tyre

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:55 06-01-2016 Ledion Liço sposton sërish Arbana Osmanin, mediat shohin rivalitet të fortë mes tyre

Po flitet prej muajsh për një rivalitet të fortë mes moderatorëve Arbana Osmani dhe Ledion Liço brenda televizionit Top-Channel. Dy figurat e njohura të ekranit janë shprehur shpesh herë në daljet publike se mes tyre ekziston një raport i fortë i mirë miqësie, por kohët e fundit në media flitet gjithnjë e më shumë për prishjen e këtij raporti.

Rasti i fundit është spostimi që pritet të ndodh me spektaklin ‘Në një javë” që drejtohet nga Arbana dhe që transmetohet çdo të shtunë në TCH.

Sipas asaj që shkruhet në disa media ky emision pritet të ndryshojë datën e transmetimit pasi në vend të tij do jetë shfaqja tjetër “The Voice of Albania”, që drejtohet nga Ledioni. Në etapën e parë, ‘The Voice’ pritet të transmetohet edhe gjatë të shtunave, çka do të sjellë lëvizjen nga kjo ditë të emisionit të Arbanës.

Se sa do të ndodhë kjo lëvizje, pritet të shihet në datat 8 dhe 9 janar kur këto shfaqje janë planifikuar për t’u transmetuar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023621082305908
array(1) { ["section"]=> string(89) "ledion-lico-sposton-serish-arbana-osmanin-mediat-shohin-rivalitet-te-forte-mes-tyre-29324" }