Lefter Koka: Le të mbrojmë pyjet për 10 vjet, përgjegjësia është e të gjithëve, ta duam Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 12:57 04-02-2016 Lefter Koka: Le të mbrojmë pyjet për 10 vjet, përgjegjësia është e të gjithëve, ta duam Shqipërinë Ministri i Mjedisit Lefter Koka

Pa dashur të bëjë politikë, ministri i mjedisit, Lefter Koka u ka kërkuar mirëkuptim deputetëve për moratoriumin për pyjet. 

10 vjet parashikon moratorium, që të mos priten pyjet dhe të ketë investime. “Nuk janë shumë” tha ministri duke kujtuar se më shumë debat ka pasur për 24 leje të kontrolluara, shumica te privati që janë dhënë në dy vjet, sesa 2700 lejet që janë dhënë gjatë gjithë viteve.

“Ka disa arsye, nuk mund ta bënim këtë gjë në ekstrem, për të mos I lënë qytetarët në zonat e thella pa dru zjarri. Atëherë janë bashkitë ato që do të evidentojnë në terren nevojat, ndërkohë që ministria e Mjedisit, do të harxhojë 800 milionë lekë të vjetra për inspektim” tha ministri para deputetëve.

Ndërkaq, ai tha se në këto dy vjet është ngritur Inspektoriati I Pyjeve, një vendim qeverie I marrë që në vitin 2005 por që nuk ishte vënë asnjëherë në funksionim.

Ministri bëri edhe një panoramë pse është situate e tillë në pyje: Shkak janë sipas tij spastrimet demografike, lejet për gurroret apo hidrocentralet. “Dhe situata është se kemi 14 përqind më pak pyje, krijuar në harkun kohor 2002-2012” tha ministri.

“Nuk e kuptoj se pse ky parlament nuk foli për shkatërrimin në masën 50 përqind të pyjeve në Ersekë e Korçe, sepse situate nuk ndodhi këto dy vjet. Atëherë, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, them se do të jetë masa më e mirë që do të marrim për të mbrojtur Shqipërinë. Dhe një dekadë nuk është pak. Por do të kemi mundësi për rivitalizimin e pyjeve, duke miratuar këtë moratorium” tha ministri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi i jep një këshillë Ramës për martesën. I flet edhe për Ilir Metën
Ben Blushi takohet dhe flet me Fatmir Xhafën në Kuvend dhe vihen në fokusin e medias »
Article Logic
Execution time: 0.014441013336182
array(1) { ["section"]=> string(101) "lefter-koka-le-te-mbrojme-pyjet-per-10-vjet-pergjegjesia-eshte-e-te-gjitheve-ta-duam-shqiperine-31726" }